5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet‘Zhyten’ bursat/ Rikthehet frika për recesion global dhe luftë në Lindjen e...

‘Zhyten’ bursat/ Rikthehet frika për recesion global dhe luftë në Lindjen e Mesme, aksionet e naftës dhe gazit bien me 3.9%

Bitcoin ka pësuar një rënie drastike dhe ka nisur të hënën me ‘të kuqe’.

Kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet më 49 mijë dollar në bursë me një rënie 13%. Bashkë me të dhe kriptmonedhat e tjera janë dobësuar ndjeshëm.

Ethereum, e dyta më e madhe në botë tregtohet me 2 mijë dollarë, rënie 25%.

“Vaska e gjakut” fshiu 1 miliardë dollar në tregun e kriptove.

Paniku nisi pas një rënie të përgjithshme në tregun e aksioneve përballë frikës për një recesion global dhe rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme me investitorët që nisën të shesin aksionet e tyre dhe monedhat digjitale.

Indeksi i aksioneve të Japonisë ra me 12.4%, ato Europian eme 1.8% dhe S&P 500 me 2.9%, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shifrat tregojnë se këto janë rezultat më të ulëta të bursës që nga 2022-shi.

Tregjet e Azi-Paqësorit gjithashtu vazhduan shitjet brenda natës. Nikkei 225 në Japoni ra me 12.4%, duke shënuar ditën e tij më të keqe, që nga viti 1987. Topix gjithashtu pati rënie 12.23%, ndërsa shtëpitë tregtare me peshë si Mitsubishi, Mitsui dhe Co, Sumitomo dhe Marubeni ranë me mbi 14%.

Jeni, ndërkohë, u rrit në nivelin më të lartë kundrejt dollarit, që nga janari dhe  tregëtohet me 143.55.

Tregjet e aksioneve në Tajvan, Korenë e Jugut, Indi, Australi, Hong Kong dhe Shangai ranë të gjitha.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat