Shoqata e Shoqërive të Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (SH.SJ.P.FI) organizon nesër, më 15 Qershor, Konferencën e Parë Rajonale “Pensionet Private në Fokus” me qëllim kryesor domosdoshmërinë e ndryshimit dhe përmirësimit të kushteve aktuale të tregut të pensioneve private, në ndryshimin dhe përmirësimin e projektligjit, në angazhimin për të njohur rëndësinë e fondeve të pensionit privat në nivelin rajonal ekonomik dhe social.
Në konferencë do të diskutohet mbi problematikat që po has Shqipëria, ndryshimet e domosdoshme, përthithja e praktikave më të mira nga rajoni dhe Evropa ndërsa do të flitet edhe për bashkëpunimet me grupet e interesit për të arritur në implementimin e përmirësimeve të nevojshme.
Paneli i konferencës përbëhet nga përfaqësues të politikës, insitucioneve publike, ekonomisë dhe biznesit nga Shqipëria, rajoni dhe Europa.
Agjenda