14.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e Tregut të Investimeve për 9-mujorin 2024/ 36 mijë anëtarë dhe...

Zhvillimet e Tregut të Investimeve për 9-mujorin 2024/ 36 mijë anëtarë dhe 565 milionë € asete

Në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj.

Numri i fondeve të investimit më 30.09.2024 arriti në 17, nga të cilat 3 janë fonde investimi alternative.

Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 30.09.2024, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 55.83 miliardë lekë ose (Euro 565 milionë) me një rritje prej 5.5 miliardë lekë ose 11.03%, krahasuar me 31.12.2023.

Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK gjatë periudhës 30.09.2024 është 36,001 me një rritje prej 11.03% krahasuar me 31.12.2023

Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, duke përjashtuar fondet alternative arriti vlerën 51 miliardë lekë ose (Euro 516 milionë) me një rritje prej 12.39% krahasuar me 31.12.2023.

Tregu i fondeve te investimeve me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, u dominua kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 83.37% dhe ndërkohë 6.01% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.

Mësoni më shumë KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat