Duke u kujdesur për një komunitet prej 16 milionë njerëzish në 18 vende të ndryshme, konsiderohet si misioni kryesor i “UNIQA Insurance Group”, që synon përmirësimin e jetës e klientëve.
Kjo arrihet edhe falë produkteve dhe shërbimeve inovative që kompania ka lançuar në të gjitha shtetet ku është prezente.
“Premtimi ynë nuk është vetëm të parandalojmë pasojat e sëmundjeve, të mbulojmë dëmtimet dhe humbjet, por edhe të përmirësojmë shëndetin dhe mirëqenien e klientëve tanë. Ashtu si shumë fusha të tjera të jetës sonë, teknologjitë e reja dhe tendencat e dixhitalizimit ndikojnë ndjeshëm në produktet dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe në të gjithë biznesin e sigurimeve”, shkruan në një artikull të sajin kompania austriake e sigurimeve, “UNIQA”.
Në bashkëpunim me ofruesit lokalë të kujdesit shëndetësor, kompanitë UNIQA në Evropën Qëndrore dhe Lindore kanë zhvilluar vitet e fundit zgjidhje inovative të sigurimit shëndetësor.
Ndër të tjera, artikulli ndalet edhe në Shqipëri, ku SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se është lidere në tregun e sigurimeve shëndetësore por është edhe e vetmja kompani që ofron shërbimin “TeleShëndet”.
“Shqipëri: Më mirë të kesh mjekun me vete kudo që të jesh
Në Shqipëri, SIGAL UNIQA GROUP Austria është lidere në segmentin e sigurimeve shëndetësore dhe e vetmja kompani në vend që ofron shërbimin e telemjekësisë dhe sigurimin dedikuar sëmundjeve kritike, “Sigurimi anti-Tumor” dhe “Jetë Plus”.
Në janar 2020, kompania lançoi në Shqipëri një produkt telemjekësie të quajtur TeleShëndet, i disponueshëm edhe në Kosovë.
Falë “TeleShëndet”, klientët mund të telefonojnë një mjek të licencuar me telefon ose video në çdo orë të ditës apo natës dhe të këshillohen për çdo shqetësim shëndetësor. Ekziston gjithashtu mundësia për të ngarkuar dhe shkarkuar të dhënat mjekësore dhe kartën mjekësore në kohë reale dhe për të parë historikun e takimeve dhe recetat mjekësore.
TeleShëndet mund të blihet online në disa variacione – për mosha të ndryshme.
Klientët me sigurim shëndetësor privat në SIGAL UNIQA Group Austria shërbimin TeleShëndet e përfitojnë falas.
Gjithashtu, blerja e këtij shërbimi mund të bëhet e kombinuar me sigurimet e automjetit, pronës etj”, shkruan ndër të tjera “UNIQA Insurance Group” në artikullin e saj.
Çfarë ofron ky shërbim?
- Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
- Check up 1 herë në vit
- 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
- 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
- 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
- Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
- Palestër me çmim preferencial
- Shërbime estetike me çmim preferencial
- Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET
Sot, SIGAL UNIQA Group Austria e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu japë mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.
- Fëmijë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
- Individë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh
- Të rritur me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
- Familje me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
- Sportistë me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh
Por nuk mbaron këtu.
“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jashtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun,
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.
Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ndaj mos humbisni kohë.
Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Nëse ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni:
Web: www.teleshendet.al
Ose shkruani në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Një traditë e shkëlqyer prej vitit 1999/ Sigurimi Privat i Shëndetit vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s