8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreZemërimi dhe shëndeti i zemrës, një lidhje e rëndësishme!

Zemërimi dhe shëndeti i zemrës, një lidhje e rëndësishme!

Zemërimi është një emocion që shpesh sjell pasojat më të rënda për shëndetin e organizmit dhe shpirtit.

 

Ai jo vetëm që dëmton marrëdhëniet dhe sjell zgjedhje të gabuara, por ndikon rëndë edhe në shëndetin kardiovaskular. Hormonet e stresit, si adrenalina dhe kortizoli, lëshohen në trup gjatë episodeve të zemërimit, duke shkaktuar simptoma si skuqja e lëkurës, rritja e tensionit të gjakut dhe ndjesi të forta në kraharor.

 

Ekspertët tregojnë se rreziku i atakut në zemër është pesëfish më i lartë në dy orët pas një episodi zemërimi. Po ashtu, rreziku i goditjes nga ishemia rritet katër herë pas këtyre episodeve. Kjo tregon se edhe zemërimi i shprehur, por edhe ai i mbajtur brenda, kontribuon në sëmundjet koronare.

 

Një qasje e shëndetshme ndaj këtij emocion është identifikimi i arsyeve që e shkaktojnë atë. Shprehja konstruktive e zemërimit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, është një mënyrë efektive për të shmangur problemet me zemrën. Po ashtu, emocione të tjera negative si stresi, ankthi, frika dhe depresioni kanë një ndikim të fortë në shëndetin kardiovaskular, duke rritur inflamacionin dhe rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut.

 

Një studim i fundit ka treguar se humor, qetësimi dhe meditimi ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Kështu, shëndeti i zemrës nuk varet vetëm nga stili i jetesës, por edhe nga emocionaliteti i individëve.

 

Pra, kultivimi i emocioneve pozitive, si dhe mbështetje sociale, janë thelbësore për mirëqenien e zemrës.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat