15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbulohet çmimi i apartamenteve luksoze në Durrës, El Alabbar: Nisin nga 2200...

Zbulohet çmimi i apartamenteve luksoze në Durrës, El Alabbar: Nisin nga 2200 euro për m²

Investitori Mohamed Alabbar, në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, zbuloi edhe çmimet e apartamenteve në investimin që do të ndërtohet në Durrës.

Çmimet, sipas tij, variojnë nga 1650 euro deri në 2200 euro metri katror.

Por kjo shifër mund të ndryshojë në bazë të pozicionit dhe pamjes që ofron apartamenti luksoz.

Grida Duma: Sa është çmimi që planifikoni për metër katror?

Mohamed Alabbar: E kemi nisur me 1650 euro për metër katrorë, ndoshta tashmë është katër përqind më e lartë. Apartamentet me pamje nga deti i kemi shitur me 2200 euro për metër katrorë. E rëndësishme është që unë i pyes njerëzit, ata thonë çmime të ekuilibruara. Ne duam të nxjerrim fitimet tona, por edhe njerëzit të blejnë.

Mohamed Alabbar,  mori javë më parë dritën jeshile nga Kuvendi i Shqipërisë për të ndërtuar Projektin e Portit të Durrësit.

Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij “Eagle Hills”, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.

I njohur si “ Durres Yachts and Marina ”, ai po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2”.

Zhvillimi do të akomodojë jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit. Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, dhe 170 dyqane tregtare, po planifikohen gjithashtu.

Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat