Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë regjistruar tre raste me “Stealth Omicron”.
Sipas të dhënave nga Laboratori për Virusologji dhe Diagnostikë molekulare pranë Institutit për Shëndet Publik, me nënvariantin e ri të Omicronit të ashtuquajtur “Stealth” janë infektuar dy persona nga Shkupi dhe një nga Strumica.
Ministria e Shëndetësisë njofton se është bërë sekuencimi i 41 mostrave positive të SARS-CoV-2, prej të cilëve 35 kanë qenë infektime me “Omicron” kurse tek tre të tjerë me variantin “Stealth”.
Lexo edhe: Vaksinimi anti-COVID/ 41% e popullatës ka marrë dy doza; Shqipëria pas Kosovës dhe Malit të Zi
Në Maqedoninë e Veriut ende qarkullon varianti “Delta”, që është zbuluar tek tri mostra nga pacientët që kanë rezultuar pozitiv.
Kohë më parë OBSH-ja njoftoi se “Stealth Omicron” është zbuluar në 57 vende.
Para disa ditësh ky variant u zbuluar në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.
Sipas simptomave, ky variant është më infektues dhe përhapet shpejt, por paraqitet më i lehtë klinikisht.
Lexo edhe: Frikë nga infektimet dhe masat e reja/ Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj me siguracionin anti-COVID