Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Temperaturat e ulëta kanë bërë që reshjet e dëborës të zbresin deri në qytetin e Korçës, ndërsa fshatrat prej disa ditësh janë mbuluar nga dëbora.
Dita e sotme parashikohet me kthjellime, por nukr priten reshje shiu në qarqe. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 10 °C
në vendet e ulëta: 1 / 10 °C
në vendet malore: -6 / 0 °C
Era pritet të fryjë deri e fortë, sidomos në bregdet.