11.5 C
Tirana
Friday, April 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetXPRIMM: Në Poloni situatë e ngjashme me vitin 2017

XPRIMM: Në Poloni situatë e ngjashme me vitin 2017

Xprimm-i, portali i specializuar për lajme të tregut ndërkombëtar të sigurimeve, raporton se çmimet e MTPL-së në Poloni përgjatë vitit 2024 u rritën me 25% krahasuar me vitin paraardhës, 2023.

Xprimm-i punoi këto të dhëna duke iu referuar “Gazeta Ubezpieczeniowa” në Poloni, një e përjavshme vendore e specializuar po ashtu në financa dhe në treg sigurimeshe.

Ekspertët polakë, sipas këtij raportimi, bëjnë me dije se shoferët polakë do të përballen me rritje të mëtejshme edhe në vitin 2025.

Raporti “Renditja – RanKING” – tregu i sigurimeve motorike dhe çmimet” i përgatitur nga Rankomat, tregoi se çmimi mesatar i MTPL-së në vitin 2024 ishte 650 PLN (afërsisht 152 euro). Ekspertët theksuan se trendi aktual i çmimeve i ngjan situatës së tetë viteve më parë, me rritjen 25%-she.

Edhe atëherë, tregojnë specialistët polakë, midis vitit 2016 dhe 2017, primet e sigurimeve u rritën me 24%, edhe pse dallojnë ata, rritja nuk ishte aq e shpejtë sa vitin e kaluar.

Për pesë vitet që pasuan këtë vit rritjeje, çmimi mesatar ra sistematikisht – nga 779 PLN në 2017 në 505 PLN në 2022. Pas një rritjeje minimale prej 3% në 2023, ai tani arrin 650 PLN, që është ende 129 PLN më pak se në vitin rekord, që ishte viti 2017.

Në tremujorin e katërt 2024, çmimi mesatar ishte PLN 694, që ishte më i ulëti që nga
fillimi i vitit 2023, më pas filloi të rritet sistematikisht.

Pas një periudhe të gjatë rënieje të çmimeve të MTPL-së dhe një rritjeje të lehtë përgjatë vitit 2023, kemi një rikthim të mprehtë në rritje. Në vitin 2024, të gjithë tremujorët përfunduan me rritje prej të paktën 2.1%. Kulmi i rritjeve ka qenë në tremujorin e dytë të vitit 2024, kur kemi vërejtur një rritje prej 11.1% krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vitin 2025, gjobat për mungesë sigurimi të detyrueshëm do të rriten sërish, por çmimet e MTPL nuk duhet domosdoshmërisht të rriten, gjë që varet nga disa faktorë”, deklaroi për Xprimm-in Bartosh Nieviadomski (Bartosz Niewiadomski), President i Bordit Drejtues të
Rankomat.

Raporti “Renditja – RanKING” bazohet në të dhënat e mbledhura nga Rankomat për periudhën nga 1 janari deri më 27 dhjetor 2024 dhe produkteve MTPL që ofrohen nga 16 kompanitë më të mëdha në tregun polak. Për shifrat e referuara më sipër në monedhën polake PLN, duhet mbajtur parasysh se 1 zloti polak (PLN), në varësi të ndryshimeve të kursit është përafërsisht 0.23-0.24 euro, ndërsa 1 euro, këmbehet me 4.28-4.29 zloti polak.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat