WhatsApp sapo ka prezantuar disa funksione të reja për Status Updates, të cilat do t’i lejojnë përdoruesit të komunikojnë në mënyra të reja me miqtë e tyre në këtë plaftormë mjaft të njohur.
Fillimisht është funksioni Private Audience Selector, që i lejon përdoruesit të përzgjedhin se cilët persona i shikojnë Statuset që ato shpërndajnë. Dhe më parë mund të kontrollohej numri i personave që shikojnë statuset, por ky është një përmirësim i eksperiencës së përdoruesve.
Voice Status është një tjetër funksion i ri, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të shpërndajnë regjistrime zanore deri në 30 sekonda në statusin e tyre. WhatsApp tregon se ky funksion duket si një rifreskim më i personalizuar për përdoruesit të cilët parapëlqejnë të shprehin emocionet nëpërmjet të folurës dhe jo të shkruarit.
Tashmë ju do të keni mundësinë të reagoni ndaj statuseve të miqve tuaj me 8 emoji të ndryshmë, në mënyrë të ngjashme me reagimin ndaj Story në Instagram.
Unazat e reja në fotot e profilit do ta bëjnë shumë më të thjeshtë shikimin e një statusi direkt nga lista e chat-it, e pjesëmarrësve në grup ose nga informacioni i kontaktit.
Shërbimi i fundit i prezantuar ishte dhe Link Preview në status, pra ju do të mund të shikoni një pamje vizuale të vogël që i tregon përdoruesve se çfarë gjendet pas këtij linku.
Këto shërbime kanë nisur të vijnë rreth të gjithë përdoruesve dhe do të jenë të aksesueshme brenda disa javëve.