Ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë në spital një nga ikonat e Italisë në futboll si Salvatore Schillaci ose i njohur ndryshe si Toto Schillaci.
Ai ishte operuar dy herë për kancerin në zorrën e trashë, por këtë herë nuk mundi ti mbijetonte sëmundjes duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 59-vjeçare.
Schillaci do mbahet mend gjatë për kampionatin Botëror të 1990 të zhvilluar në Itali, teksa e nisi si zëvendësues me Axurrët por më pas shkëlqeu. Në atë Botëror ai shënoi 6 gola duke ndihmuar Italinë të kapte vendin e 3.
Në nivel klubesh ai ka luajtur me ekipe si Juventus dhe Inter, por shenjë më së shumti la me Messinën ku luajti për 7 sezone.