6.5 C
Tirana
Thursday, December 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVritet në New York CEO i kompanisë së sigurimeve

Vritet në New York CEO i kompanisë së sigurimeve

Brian Thompson, CEO i “UnitedHealthcare”, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë zjarri në gjoks në qendër të Manhatanit.

Sipas mediave të huaja, informacionet nga mediat amerikane, duke cituar persona me njohuri për hetimet, flasin për një atentat.

Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas raportit të policisë, në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown.

Oficerët janë ende në kërkim të sulmuesit, i cili u largua në lindje në këmbë përgjatë 6th Avenue. Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë për fytyrën dhe një çantë shpine gri.

Policia beson se Thompson ishte objektivi i sulmit, i cili ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të sigurimeve në Nju Jork.

Policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e Thompson.

Ata kanë publikuar edhe dy foto nga kamerat e vëzhgimit. Njëra tregon autorin me armë dhe e dyta autorin me biçikletë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat