Ka nisur mbledhja e aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për marshimin e paralajmëruar një ditë më parë kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Marshimi do të nisë nga sheshi për tu zhvendosur para Kuvendit.
Ky organizim vjen si revoltë ndaj ngjarjes së rëndë në Fier që tronditi opinionin, ku Mateo 8 vjeçar u vra në mënyrë shtazarake nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
Pritet që këtij marshimi ti bashkohet edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.