Një adoleshent polak është mbytur në pishinën e një hoteli në Vlorë.
Sipas mediave, turisti ka qenë duke notuar me prindërit. Në një moment, ata kanë dalë të pijnë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur të riun në fund të pishinës.
Nga informacionet paraprake raportohet se kur ka mbërritur ambulanca, adoleshenti polak nuk ka shfaqur shenja jete.