19.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVlora pas përmbytjeve, familjet të pakënaqura me grupet e vlerësuesve

Vlora pas përmbytjeve, familjet të pakënaqura me grupet e vlerësuesve

Vlora në ditën e tretë pas përmbytjeve të fundjavës së kaluar, po përpiqet ti rikthehet normalitet.

 

Uji në rrugët e qytetit është tërhequr duke lënë pas baltë dhe mbetje nga më të ndryshmet.

 

Bizneset nuk kanë pritur grupet e bashkisë për përllogaritjen e dëmeve duke nisur vetë rikuperimin e pasojave që u la përmbytja.

 

Ndërsa pronarët e karotrecëve kanë patur kërkesa të shumta në këto ditë. Një pjesë e qytetarëve kanë nisur vetë të rregullojnë ç’të munden, por ka shumë të tjerë edhe të moshuar që janë të pafuqishëm përballë kësaj situate.

 

Ja shikoje vetë. Ça të them unë i shkreti, se vajta 75 vjeç dhe më vjen turp nga vetja. Mu si kafshë, shikoni ja...”

 

Edhe grupet e bashkisë duket se nuk u kanë lënë ndonjë shpresë.

 

Absolutisht asgjë. Ik nga rajoni, nga rajoni shko te bashkia. Tallen me neve më duket. Unë jam në hall të madh tani, 75 vjeç, të jetosh si kafshë.”

 

LEXO EDHE: Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat