Vlora u përfshi ditën e premte nga reshje të pazakonta shiu, të cilat shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Shërbimi Meteorolgjik Ushtarak tha se në 3 orë u regjistruan 180 mm reshje shiu.
Kjo bëri që në shumë pjesë të qytetit dhe jo vetëm të regjistroheshin dëme të shumta në banesa, biznese dhe automjete.
Por teksa në Vlorë vazhdon të bëhet bilanci i dëmeve që shkaktoi moti i keq i ditës së premte, eksperti dhe profesori i ekonomisë Elvin Meka ka një këshillë për qytetarët dhe bizneset.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai apelon lër Sigurimin e Pronës dhe Pasurisë si zgjidhjen më të mirë dhe më të thjeshtë.
“Ka një zgjidhje më të thjeshtë: SIGURIMI i Pronës dhe Pasurisë!
Harxhoni 100 euro në vit për të mos pësuar dëme katastrofike! Më mirë 100 euro siguracion dhe një drekë më pak në Nartë e në bregdet!“, shkruan profesori.
Po çfarë është Sigurimi i Pronës dhe çfarë mbulon ai?
Sigurimi i Pronës është një sigurim vullnetar, i cili mbulon dëmet ndaj pasurive tuaja të paluajtshme dhe orenditë brenda tyre.
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Kostoja e sigurimit? Jo më shumë se 1 euro për m² në vit. Pra, nëse prona juaj është 100 m² në vit do t’ju duhet të paguani jo më shumë se 100 Euro.
Mos kini asnjë mëdyshje nëse duhet ta siguroni pronën tuaj apo jo! Sigurimi i Pronës përveç se ju mbron financiarisht në rast dëmi, ju ofron edhe qetësi mendore pasi e dini se për gjithçka përgjigjet kompania e sigurimit.
SIGUROHUNI DHE VIJONI JETËN TUAJ TË QETË DHE TË MBROJTUR!
LEXO EDHE: Mbrojtje edhe në mot të keq/ KASKO nga SIGAL UNIQA, garanci maksimale për makinën tuaj