Mbyllet aventura e Migen Memellit te Vllaznia. Trajneri pogradecar mori drejtimin e kuqebluve në fillim të verës, duke i udhëhequr ata në turin e parë të eliminatoreve të Conference League, si dhe në 10 javë kampionat.
Ndonëse pati mundësinë të ndërtojë vetë skuadrën dhe kohë pafund për të punuar, Memelli nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e tij në Shkodër, duke grumbulluar vetëm 12 pikë në 10 javët e para, shumë pak për një skuadër që synon të jetë në katërshen e parë të renditjes.
Vendimtare për shkarkimin e teknikut ka qenë humbja minimale 1-0 në Kukës, ndaj vendasve që luajtën për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak.
QATIPI, TRAJNER I RI
Qatip Osmani do të jetë trajneri i Vllaznisë.
Lajmi për emërimin e trajnerit të ri konfirmohet për “Panorama Sport” edhe nga burime zyrtare në klubin shkodran, teksa Osmani do të prezantohet nesër para ekipit dhe do të debutojë në stolin kuqeblu të mërkurën në ndeshjen ndaj Erzenit.
Qatip Osmani deri tani në tri raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës, me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampionë, një Kupë dhe një Superkupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në “play off”, për kualifikim në fazën e grupeve në Europa Ligë. Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës.
Qatip Osmani