Ndërmjetësi global i risigurimeve “Gallagher Re” vlerëson se humbjet e siguruara nga përmbytjet e rënda që goditën Evropën Qendrore, mund të variojnë nga 2 deri në 3 miliardë euro (2.2 deri në 3.3 miliardë dollarë).
Reshjet e dendura të shiut, që zgjatën disa ditë, çuan në përmbytje të rënda në Poloni, Republikën Çeke, Sllovaki, Austri, Hungari, Slloveni dhe Rumani, duke shkaktuar gjithashtu edhe 24 viktima deri tani: 10 në Poloni, 7 në Rumani, 4 në Republikën Çeke dhe 3 në Austri.
Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha në banesa, biznese, automjete, infrastrukturë dhe agrobiznes.
“Gallagher Re” vëren se ri/siguruesit po monitorojnë nga afër situatën e përmbytjeve në Evropë, ndërsa deklaron se: “Shkalla e përmbytjeve të vazhdueshme në Evropën Qendrore është mjaft e gjerë dhe mund të renditet ndër ngjarjet më të kushtueshme të motit/klimës së regjistruar në këtë pjesë të kontinentit”.
LEXO EDHE: Shtëpia, biznesi, makina…/ Si të mbrohemi financiarisht nga fatkeqësitë natyrore