Tirana Airport Partners informon të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” për itinerarin që duhet të ndjekin, pas bllokimit të disa akseve rrugore për shkak të vizitës Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
LEXO EDHE: “Shtetrrethim”/ Blinken sot në Tiranë, 1 mijë policë në terren. Rrugët që bllokohen
“Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15 shkurt nga Durrësi dhe Veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë – Fushë-Prezë – Rinas dhe kthim, Fushë-Krujë – Fushë-Prezë – Rinas. Nga Juglindja dhe Tirana do të ndjekin Unazën Lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz-Valias-Aeroporti i Rinasit dhe kthim të njëjtin itinerar”, thuhet në njoftim.