2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVizita dhe ekzaminime falas/ Tamara, stacioni i rradhës për “SIGAL UNIQA Vital...

Vizita dhe ekzaminime falas/ Tamara, stacioni i rradhës për “SIGAL UNIQA Vital Truck”

Pas një sërë turesh në mbarë Shqipërinë, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, nismë e Grupit më të madh të sigurimeve “SIGAL UNIQA”, do të stacionohet më 29 dhe 30 shtator në Tamarë, në rrethin e Malësisë së Madhe, si një mundësi e artë dhe që duhet shfrytëzuar nga banorët e kësaj zone.

Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të dijë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.

POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”?

  1. Matje peshe, gjatësi, BMI- indeksi i masës trupore
  2. Ekzaminim i pergjitheshem
  3. Konsultë e përgjithshme
  4. Matje Tension arterial, Oksigjeni në gjak, frekuencë e ritmit të zemrës
  5. Matje e glicemisë (sheqerit)
  6. EKG-elektrokardiograma dhe interpretim
  7. Spirometri – kapacitetit vital Ii mushkërive dhe interpretim
  8. ECHO abdominale,
  9. ECHO e tiroideve
  10. ECHO gjiri

Sipas CEO-s të SIGAL UNIQA, Z. Avni Ponari, Klinika Lëvizëse vjen në kuadër të motos së kompanisë “për një jetë më mirë”, jo vetëm produkteve më të mira të sigurimit shëndetësor por edhe përmes aktiviteteve që nxisin diçka të tillë.

Ndaj z. Ponari, fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim, SIGAL UNIQA Group Austria synon të përcjellë tek klientët dhe qytetarët në përgjithësi moton e kompanisë “Jetojmë më mirë së bashku”, të cilën mundohemi ta kthejmë në realitet jo vetëm përmes produkteve më të mira të sigurimit shëndetësor pore dhe përmes aktiviteteve të tilla. Ky është edhe misioni i “Klinikës Lëvizëse”.

Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 29 dhe 30 shtator të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri”, shprehet Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon fton banorët e njësisë administrative të Kelmendit të përfitojnë nga kjo vizitë e klinikës lëvizëse për të parë gjendjen e tyre shëndetësore por edhe për t’iu bashkuar familjes mbi 1.2 milion anëtarëse të Grupit “SIGAL UNIQA”.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat