Java ka nisur e ftohtë dhe me diell dhe kështu do të vijojnë edhe në ditët e para të vitit që po vjen, por në fundjavë do të kemi surpriza.
Është ky parashikimi i motit nga meterologia Tanja Porja, sipas të cilës, fundjava e parë e janarit do të sjellë reshje shiu dhe dëbore.
“Termometri shënon minus 6 minimumi në territor dhe maksimumi në 16 gradë. Nesër kemi rritje të lehtë të temperaturave. Në zonat malore nga 0 në minus 4. Rritje në perëndim 3-4 deri në 6 gradë. Mot i kthjellët edhe natën e ndërrimit të viteve dhe në fillim të 2025 mbetet minus 2-3 në zonat malore”.
Por sipas meteorologes, nga pasditja e enjtes rikthehen vranësirat dhe gjatë fundjavës do të kemi reshje shiu, rrebeshe dhe dëborë.
“E enjtja sjell vranësira të mundshme në territor dhe të premten reshje në veri, veriperëndim dhe gjatë të shtunës rrebeshe afatshkurtra dhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore”.
Ditët me diell do të vijojnë deri në 2 janar në të gjithë Europën dhe Ballkanin.
Pas kësaj meteorologia parashikon stuhi ciklonare në ishujt britanike me reshje të dendura shiu dhe dëbore, që do të prekë edhe pjesën qendrore të kontinentit dhe gadishullin e Ballkanit.
“I ndarë si me thikë veriu dhe jugu i Europës. Ishujt britanike nga sot pasdite dhe në vijim do të sulmohen nga stuhi ciklonare e cila vjen nga atlantiku dhe prek gjithë perëndimin dhe veriperëndimin e kontinentit. Stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu dhe dëbore. I afrohet Europës qendrore e Alpeve duke arritur në territorin shqiptar të premten dhe të shtunën në të gjithë Ballkanin. Kjo stuhi vjen e dobësuar mjaft, duke lënë sasi të konsiderueshme reshjesh në pjesën perëndimore e qëndrore të kontinentit. Reshjet do të jenë me intensitet të paktë në Ballkan. Termometri do shënojë rritje graduale. Edhe të premten, të shtunën dhe të dielën termometri do të jetë në vlera negative në zonat malore. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi do të kenë reshje bore. Në vijën bregdetare do të ketë reshje shiu”.
LEXO EDHE: Gati për një udhëtim? Pse është e rëndësishme të keni “AutoSOS” me vete?