22.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViti i ri shkollor/ Urimi i CEO-s së "SIGAL UNIQA": Fëmijët e...

Viti i ri shkollor/ Urimi i CEO-s së “SIGAL UNIQA”: Fëmijët e ardhmja jonë, mësuesit udhërrëfyesit e tyre. Mos të mungojë vëmendja dhe kujdesi ndaj tyre

Ka nisur këtë të hënë viti i ri shkollor për 350 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, 28 mijë prej të cilëve ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, z.Avni Ponari uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit, duke cituar edhe një thënie të Nelson Mandelës, e cila tregon rëndësinë që ka arsimi për një komb.

 

“Në emrin tim dhe të kompanisë që drejtoj, “SIGAL UNIQA Group Austria”, i uroj të gjithë nxënësve ditën e parë të shkollës. Një vit shkollor sa më të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm.

 

Urime të përzemërta edhe për të gjithë armatën e mësuesve, me shpresën se puna, dëshira dhe pasioni i tyre për dijen të gjejë strehë në mendjen e nxënësve.

 

Urime edhe prindërve për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke i kujtuar që sakrifica e bërë për t’i mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do t’ju shpërblehet”, shkruan Ponari duke dhënë edhe disa këshilla mbi rëndësinë që ka kujdesi shëndetësor për nxënësit, mësuesit por edhe vetë prindërit.

 

Mesazhi i plotë i z.Ponari:

 

Arsimimi është arma më e fuqishme të cilën mund ta përdorni për ta ndërruar botën“, Nelson Mandela

 

Në emrin tim dhe të kompanisë që drejtoj, “SIGAL UNIQA Group Austria”, i uroj të gjithë nxënësve ditën e parë të shkollës. Një vit shkollor sa më të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm.

 

Urime të përzemërta edhe për të gjithë armatën e mësuesve, me shpresën se puna, dëshira dhe pasioni i tyre për dijen të gjejë strehë në mendjen e nxënësve.

Urime edhe prindërve për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke i kujtuar që sakrifica e bërë për t’i mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do t’ju shpërblehet.

 

Por urimi më i veçantë është padyshim për ata që sot për herë të parë  do të ulen në bankat e shkollës duke nisur kështu një etapë të re të jetës së tyre.

 

Por ditë kaq të veçanta kanë nevojë edhe për disa këshilla:

 

Fëmijët janë e ardhmja jonë, ndërsa mësuesit  udhërrëfyesit e tyre. Ndaj dhe vëmendja dhe kujdesi ndaj tyre nuk duhet të mungojnë kurrë.

 

Dhe kur flasim për përkujdesje shëndeti është elementi bazë. Unë jam i lumtur të pohoj se SIGAL UNIQA ka ditur gjithmonë që, përmes produkteve novatore, të dijë të ofrojë më të mirën e mundshme.

 

Edhe këtë vit të ri shkollor, SIGAL UNIQA vjen me dy paketa dedikuar pikërisht nxënësve, mësuesve por edhe prindërve: “Kartat e Kujdesit Shëndetësor”.

 

 

 

Përmes tyre, ne mundësojmë marrjen e shërbimeve dhe ekzaminimeve shëndetësore në laboratorët, klinikat dhe spitalet më të mira, përgjatë gjithë vitit.

 

Sepse SIGAL UNIQA do të thotë “jetojmë më mirë së bashku”.

 

Edhe një herë Gëzuar Vitin e Ri Shkollor!

 

 

LEXO EDHEVIDEO/ Pak ditë para nisjes së shkollës, mesazh i rëndësishëm nga Fjoralba

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat