21.5 C
Tirana
Tuesday, April 22, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNivel i ri historik për investimet e huaja në Shqipëri

Nivel i ri historik për investimet e huaja në Shqipëri

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri, për vitin 2024, arritën 1.1 miliardë euro.

Kjo shifër u pasqyrua në Bilancin e Pagesave.

Shifra përbën rritje 9.8% krahasuar me një vit më parë.

1,1 miliardë euro është shuma e fitimeve të shpërndara ose të riinvestuara.

256 milionë euro janë tërhequr nga investitorët, 21.3% më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat nga investimet shqiptare jashtë vendit u rritën po ashtu.

294 milionë euro ishte shuma e tyre.

Bilanci neto i investimeve mbetet negativ.

Kjo sepse historikisht të ardhurat e investimeve të huaja në vend kanë qenë më të larta se e anasjellta.

Rritja e Lekut në kursin e këmbimit me Euron ka ndihmuar në këtë situatë.

Ndërmarrjet e huaja i sigurojnë fitimet në Lekë dhe i shpërndajnë fitimet në Euro.

Ky ndryshim kursi ka ndikuar edhe ne rritjen e investimeve te huaja.

Kjo, po të mbahet parasysh se disa fitime riinvestohen.

Riinvestimet u rritem me 6.3% krahasuar me vitin paraardhes.

Analiza e mësipërme financiare për investimet e huaja, me fjalë të tjera, bëhej sot nga revista e specializuar ekonomike në vend, “Monitor”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat