Mjekja pediatre në qendrën shëndetësore Nr.2 në Tiranë, Valbona Shahini, është shprehur për A2 CNN se, virusi i rrugëve respiratore Sinsincia (RSV), që ka alarmuar Europën, transmetohet me shpejtësi dhe mund të ketë mbërritur edhe në Shqipëri.
“Dyshime kemi sepse është virus qarkullues. Nëse është në një shtet fqinj, vjen edhe këtu. Transportimi i viruseve të tilla bëhet në një mënyrë shumë të shpejtë duke pasur parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve”.
Sipas Shahinit, edhe dhjetori ka nisur me të njëjtin fluks të prekurish nga tipi A i gripit si në vrullin e tetorit dhe nëntorit.
Për këtë arsye, ajo këshilloi prindërit e fëmijëve nën 5 vjeç që të tregojnë kujdes të shtuar edhe kur i dërgojnë në kopshte e shkolla, pasi edhe viroza e stinës paraqitet agresive.
“U bënë disa muaj që ne kemi një vrull të tmerrshëm të pacientëve? Jo për alarm, por kemi goxha pacientë që vizitohen. Kryesisht janë moshat e vogla. Moshat e çerdheve janë ata që frekuentojnë më tepër qendrat shëndetësore, sepse normalisht organizmi është më vulnerabël. Ka më shumë pika të dobëta tek ata, por nuk mungojnë as të kopshteve, shkollave. Madje dhe adoleshentët kanë filluar të vijnë, pacientë. Siç duket viroza e fundit e ka prekur goxha edhe atë grupmoshë. Prindërit do t’i këshilloja të kenë kujdes. Kur është ndonjë fëmijë i sëmurë mirë është të mos kenë kontakte me të. Ose kur janë pa qejf të mos i çojnë në çerdhe apo kopshte, sepse ruajnë fëmijët e tyre por edhe të tjerët. Të kenë kujdes dhe me veshjet”.
“TELESHËNDET”
Nëse doni që të shmangni rradhët e gjata nëpër spitale, pritjet para zyrës së mjekun, rrezikun nga infektime të ndryshme, por edhe të përfitoni një sërë benefitesh të tjera, ne ju sygjerojmë shërbimin novativ “Teleshëndet”, i cili ju mundëson të keni mjekun në celularin tuaj, në çdo orë të ditës dhe kudo ndodheni.
Që prej fillimit të vitit 2020, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për klientët e saj shërbimin “TeleShëndet”.
Kjo risi në tregun e sigurimeve në Shqipëri është përqafuar nga mijëra individë dhe biznese, ndërsa mundëson:
- Këshillim me mjek 24/7
- Në rast kur ju rekomandoohet një ilaç, mjekët e “TeleShëndet” ju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj
Por përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh si:
- Check up 1 herë në vit
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
- Zbritje në rrjetin mjekësor “SIGAL TELESHENDET“
- Dhe shumë benefite të tjera
Çmimi? Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.
Mësoni më shumë KËTU.
Për çdo pyetje, mund të shkruani në:
WhatsApp: 068 60 62 829
e-mail: [email protected]