14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVirusi i ri vdekjeprurës që po alarmon globin/ "Lija e majmunit" mund...

Virusi i ri vdekjeprurës që po alarmon globin/ “Lija e majmunit” mund të shpallet emergjencë e shëndetit publik

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus thirri të mërkurën një takim “urgjent” të ekspertëve ndërkombëtarë mes rasteve në rritje të variantit më vdekjeprurës të virusit Mpox në vendet afrikane.

Sipas raporteve, ky variant shumë virulent i virusit Mpox mund të infektojë më shumë individë në më pak kohë, duke e bërë atë një shqetësim global për ekspertët e OBSH-së.

Duke pasur parasysh situatën aktuale në vendet afrikane, Drejtori i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh ndër të tjera: “Në dritën e përhapjes së Mpox jashtë DRC dhe potencialit për përhapje të mëtejshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë Afrikës, unë kam vendosur të mbledh një komitet urgjence. sipas Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit për të më këshilluar nëse shpërthimi përfaqëson një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, citojnë mediat ndërkombëtare.

 

Çfarë është virusi Mpox?

Virusi Mpox, i njohur gjithashtu si lija e majmunit, është një sëmundje virale që shkakton vlime të dhimbshme të lëkurës, përveç temperaturës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të muskujve.

Virusi përhapet nga një individ në tjetrin përmes kontaktit të ngushtë dhe lëkurë me lëkurë. Mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të infektuara të frymëmarrjes gjatë teshtitjes dhe kollitjes.

 

Cilat janë simptomat? 

Shumica e pacientëve me linë e majmunit përjetojnë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje. Njerëzve që sëmuren më rëndë mund t’iu shfaqen puçrra dhe të çara në lëkurën e fytyrës dhe duarve, të cilat mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Shumica e njerëzve e kalojnë në dy deri në katër javë pa patur nevojë të shtrohen në spital, ndërkohë që lija e majmunit mund të rezultojë fatale në 6% të rasteve dhe mendohet se është më e rëndë tek fëmijët.

Në të kaluarën, raste të izoluara me linë e majmunit janë pikasur jashtë Afrikës, përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani. Rastet ishin përgjithësisht të lidhura me udhëtime në Afrikë, apo me kontaktin me kafshët në zonat ku sëmundja është më e pranishme.

 

Në vitin 2003, 47 persona në Shtetet e Bashkuara ishin raste të konfirmuara apo të mundshme. Ata e morën virusin nga qentë e egër që ishin mbajtur pranë disa gjitarëve të vegjël të sjellë nga Gana.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat