Ditët e para të muajit janar, të cilat janë shoqëruar me luhatje temperaturash, kanë sjellë shtim të virozave respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Sipas shefit të urgjencës, Klodian Goga, numri i vizitave ditore është dyfishuar duke arritur deri në 150 raste në 24 orë, ndërkohë që grupmoshat e prekura janë nga 14 vjeç e sipër.
“Kjo sëmundshmëri është shoqëruar me simptoma të lehta dhe nuk është tipike e virusit të ri”, thotë Goga për Vizion +.
Kjo mbingarkesë po përballohet me vështirësi në Spitalin Rajonal Fier, pasi ka mungesë mjekësh.
Drejtuesit e spitalit u bënjë thirrje të gjithë pacientëve të prekur nga viruset në këtë periudhë kur imuniteti dobësohet, që t’i drejtohen fillimisht mjekëve të familjes.
LEXO EDHE: Pse të shqetësosh komshiun apo mikun kur e ke mjekun 24 orë me vete?