5.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Vilat SIGAL" në Korçë dhe Pogradec, zgjedhjet e duhura për fundjava të...

“Vilat SIGAL” në Korçë dhe Pogradec, zgjedhjet e duhura për fundjava të paharrueshme dhjetori

Teksa i afrohemi festave të fundvitit, gjithnjë e më shumë hotele, kryesisht ato të vendosura në zonat e ftohta të vendit, po rrisin çmimet për shkak të kërkesës së lartë nga turistët.

Zakonisht, këto periudha janë të pasura me vizitorë të cilët duan të kalojnë pushimet e fundvitit në destinacione të veçanta, dhe kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e akomodimit.

Sipas të dhënave nga platforma “Booking”, qyteti i Korçës, i cili është një nga destinacionet më të kërkuara për t’u vizituar gjatë dhjetorit dhe festave të fundvitit, ka regjistruar një rritje të çmimeve prej rreth 33%.

E njëjta situatë shfaqet edhe në Pogradec, një qytet që po preferohet gjithmonë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj.

“VILAT SIGAL” NË KORÇË DHE POGRADEC, VENDET IDEALE PËR AKOMODIM

VILA SIGAL KORÇË

Për ata që janë në kërkim të një akomodimi komod dhe të veçantë në “Qytetin e Serenatave”, “Vila SIGAL” është zgjedhja ideale.

E ndërtuar në vitin 1926 dhe e rikonstruktuar në vitin 2015, “Vila SIGAL Korçë” ofron kushte të shkëlqyera për disa ditë relaksi dhe qetësie, duke ofruar gjithashtu një shërbim të jashtëzakonshëm.

Me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, “Vila SIGAL Korçë” është vendi perfekt për të shijuar magjinë e festivalit dhe për të kaluar disa ditë të paharrueshme në “Qytetin e Serenatave”.

Ju mund të shijoni ndërkohë bukuritë natyrore, borën, muzetë, kishat, Pazarin, Dardhën apo Voskopojën dhe më pas të akomodheni në “Vila SIGAL”, shumë pranë qendrës së qytetit.

Për më shumë informacion dhe për të rezervuar qëndrimin tuaj gjatë festave të fundvitit në Korçë, kontaktoni “Vila SIGAL Korçë” kontaktoni tani në:

Cel: +355 69 209 3813

E-mail: [email protected]

Vila SIGAL Pogradec

Po aq magjike në këtë stinë është edhe Pogradeci.

Dhe nëse kërkoni një vend ku të shijoni në maksimum qetësinë që të ofron qyteti i Pogradecit, ne ju sygjerojmë “Vila SIGAL”.

Një godinë karakteristike, e ndërtuar në vitin 1940 dhe rikonstruktuar në 2012-ën, “Vila SIGAL” është oazi i duhur për të kaluar festat e fundvitit mes konformit, rehatisë dhe qetësisë.

Vila ka 4 dhoma dopio, 1 apartament dhe 2 dhoma teke, që të gjitha me pamje nga liqeni.

Stafi miqësor, çmimet konkuruese dhe gatimet tradicionale me prodhime bio të zonës, janë ndër arsyet pse klientë të huaj dhe shqiptarë zgjedhin çdo ditë e më shumë të pushojnë tek “Vila SIGAL”.

Rezervoni tani qëndrimin tuaj, përmes telefonit +355 69 603 0415, rrjeteve sociale apo përmes booking.com.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat