25.5 C
Tirana
Friday, June 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet49 viktima në Afrikën e Jugut, a jemi ne shqiptarët të përgatitur?

49 viktima në Afrikën e Jugut, a jemi ne shqiptarët të përgatitur?

Dyzetë e nëntë persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në provincën e Kepit Lindor.

Rajoni, kryesisht rural, i cili shtrihet nga Oqeani Indian deri në zonën e brendshme malore, është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe borë.

Moti i tillë vijon që nga fundjava.

Pjesa më e madhe e Afrikës së Jugut është prekur nga reshje të rrëmbyeshme shiu.

Kushte të ftohta ekstreme gjatë ditëve të fundit kanë qenë të pranishme.

Fatkeqësitë natyrore, në kushtet e ndryshimeve globale të temperaturave, po tregohen përherë e të pamëshirshme me zona të ndyshme. Rurale dhe urbane.

Rikthimi në normalitet në këtë pjesë të Afrikës së Jugut, edhe pse dëmet nuk janë përllogaritur ende, do të jetë me shumë kosto.
Secili vend i Botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, do të duhet që nga lajme të tilla të ngrejë disa pyetje në dukje naive:
A do të jetë i mundur kthimi në normalitet?
A do të kushtojë?
Sa do të kushtojë?
A do të munden qeveritë t’i përballojnë?
Për sa kohë?
Përgjigjja është e thjeshtë: Do të kushtojnë shumë. Kthimi në normalitet do të jetë gjithë vuajtje. Do të marrin shumë kohë.
Asnjë qeveri nuk do të mundej ta financonte e vetme rindërtimin.
Në kushtet e kërkesave të mëdha e të panumërta, financat e çdo qeverie do të rrezikonin të kolapsonin dhe të linin të pambështetur projekte të tjera jetike.
Zgjidhja? Siguruesit.

Risku i fatkeqësive natyrore duhet bashkëndarë, duhet zhvendosur, nga qeveritë drejt e te kompanitë e sigurimeve.

Shqipëria duhet ta bëjë edhe më shumë se të tjerat.

Gjatë dekadave të shkuara, Shqipëria është goditur mesatarisht thuajse  nga një fatkeqësi natyrore në vit.

Këto fatkeqësi  kanë të bëjnë kryesisht me përmbytjet, edhe pse zjarret dhe tërmetet janë po ashtu të pranishme.

Sistemi lumor në Shqipëri paraqet riskun më të madh për përmbytjet, kjo dhe për shkak se gjatë periudhës nëntor-mars bie rreth 80-85% e sasisë vjetore të shirave.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Europiane dhe të Sigurisë, të paktën në 40 vitet fundit midis 1980 dhe 2010, janë regjistruar nëntë përmbytje të përmasave të mëdha hidrometeorologjike, kryesisht në zonën veriore, kjo për shkak të ngarkesës së intensifikuar të fenomeneve atmosferike.

Rreth 86% e territorit të saj është e ekspozuar nga dy a më shumë fatkeqësi natyrore.

Ndaj, sigurimi i pronës në SIGAL do të duhet të trajtuar ashtu siç është: investim i mençur dhe domosdoshmëri.

Përpara fatkeqësive natyrore jemi të gjithë të dobët. Zgjidhe SIGAL-in dhe mos qendro i vetëm!

Për vetëm 1 euro për metër katror siguron ringritjen e shpejtë pas fatkeqësisë natyrore, të banesës dhe biznesit.

FJALA E SIGURT:

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat