Prej ditës së djeshme një vatër e madhe zjarri ka rënë në malin e Shpiragut në Berat.
Zjarret janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave dhe temperaturave të larta, ndër ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se janë angazhuar 50 trup të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter Cougar.
Mëngjesin e sotëm një zjarrfikëse është vendosur pranë pusit naftës të kompanisë Shell, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit qe po avancon drejt fshatit Starovë.
Dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkarkesë elektrike.
LEXO EDHE: Sigurimi i pronës, shqiptarët indiferentë apo “nuk kanë frikë” nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore?!