14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon rënia e Euros/ Për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës...

Vijon rënia e Euros/ Për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës në kursin e këmbimit me Lekun

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është thelluar më shumë ditën e sotme, duke prekur një rekord të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 114.53 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.29 pikë krahasuar me ditën e mërkurë.

Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka pësuar një rënie me 1.7% në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa prej fillimit të vitit rënia ka arritur në pothuajse 5%.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e kursit të monedhës europiane i detyrohet ofertës së lartë të saj në tregun e brendshëm.

Në muajin dhjetor, kjo ofertë rritet më tej për shkak të zhvillimeve sezonale të lidhura me turizmin dhe kthimin e emigrantëve.

Në situatën aktuale, kur inflacioni po shënon nivelet më të larta të 24 viteve të fundit, një forcim i monedhës kombëtare është i volitshëm për ekonominë shqiptare.

Leku i fortë amortizon një pjesë të inflacionit të importuar dhe zbut efektet e rritjes së çmimeve për konsumatorët shqiptarë.

Leku i fortë po bëhet një aleat i Bankës së Shqipërisë, në përpjekjet e për të ulur inflacionin nëpërmjet rritjes së normave të interesit.

Forcimi i Lekut po ndihmon edhe huamarrësit me kredi në monedhën europiane, por me të ardhura në monedhën vendase, për të zbutur pjesërisht efektet e rritjes së normave të huave me interes të ndryshueshëm.

Ata që humbasin nga mbiçmimi i Lekut kundrejt Euros janë eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve. Rënia e Euros po tkurr të ardhurat e tyre të konvertuara në monedhën vendase, duke ndikuar negativisht marzhet e fitimit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat