Një apartament në lagjen numër 4 pranë Stacionit të Trenit në Durrës është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7-katësh.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërsa dëmet materiale janë jo të vogla.
Ky nuk është rast i veçuar, të cilin e dëgjojmë rrallë herë. Në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, çdo ditë dëgjojmë për banesa apo biznese që digjen për shkaqe të ndryshme.
Por dëmet kush i paguan? Pasi të gjithë e dimë se dëmet që le pas një zjarr janë të mëdha.
Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët dhe bizneset që të sigurojnë pronat e tyre si mënyra më e mirë për tu mbrojtur financiarisht në rast ngjarjesh aksidentale, si ky i mësipërmi.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji, etj
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?
Sigurimi i shtëpisë kushton duke nisur nga vetëm 5,000 lekë në vit.
Ku mund ta ble Sigurimin e Shtëpisë?
Përveç çdo zyre në qytetin tuaj, SIGAL UNIQA ofron mundësinë e blerjes online, në sigal.com.al, brenda pak minutash duke kursyer kohë dhe para.
LEXO EDHE: Është kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s