Shirat e dendur vazhdojnë të bien në Itali ndërsa alarmi është rritur kryesisht në rajonin e Emilia Romagnas, ku niveli i ujit është rritur frikshëm.
Një natë dhe një mëngjes me tension të lartë: lumenjtë dolën nga brigjet e tyre, rrugët u shembën, disa zona përfunduan të përmbytura. Mbi një mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur.
LEXO EDHE: Rreziku nga fatkeqësitë natyrore/ Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA
Sipas shërbimeve meteorologjike, gjatë orëve të fundit ka rënë rreth 250 milimetra, sasi më e madhe se përmbytjet e 16 dhe 17 majit 2023.
Shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.