8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Uragani më i fuqishëm në histori godet Floridan, stuhi katastrofike, erëra...

VIDEO/ Uragani më i fuqishëm në histori godet Floridan, stuhi katastrofike, erëra të forta dhe përmbytje

Të paktën tre persona humbën jetën pasi uragani Helene arriti në Florida me fuqinë e kategorisë 4, por më vonë humbi fuqinë dhe u ul në kategorinë 2.

 

Edhe pse është dobësuar në intensitetin e Kategorisë 2, ai vazhdon të prodhojë erëra katastrofike që tani po shtyjnë drejt Xhorxhias jugore, ndërsa janë paralajmëruar 60 milionë njerëz në 12 shtete.

 

Ardhja e uraganit u njoftua nga Qendra Kombëtare e Uraganeve, e cila e cilësoi si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

 

“Bazuar në të dhënat e radarit NWS Doppler, uragani Helene ra në tokë si një stuhi e kategorisë 4 në rajonin Big Bend të Floridës në orën 23:10 me orën lokale, në lindje të grykës së lumit Aucilla“, thuhet në një komunikatë.

 

 

“Kushdo që vendos të mos evakuohet, të shkruajë emrin e tij në këmbë ose në krahë për identifikim”, paralajmëroi policia, duke saktësuar se masa do të ndihmojë autoritetet për të “lehtësuar identifikimin e kufomave”.

 

Autoritetet në Florida, u kanë bërë thirrje banorëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

 

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën. Personat nuk duhet të largohen nga banesat e tyre dhe të qëndrojnë në vend gjatë kalimit të këtyre kushteve kërcënuese për jetën. Erërat e rrezikshme do të rriten shumë shpejt kur uragani të kalojë. Mos u mundoni të sfidoni Nënën Natyrë, do të humbni 100%”, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).

 

Me erëra që fryjnë deri në 225 km në orë, uragani solli shi të dendur dhe niveli i detit mund të rritet deri në gjashtë metra në disa vende në bregdet.

 

Është një “skenar i pamundur për të mbijetuar” dhe do të shoqërohet nga valë “shkatërruese” që mund të zhdukin shtëpitë dhe të lëvizin makinat, paralajmëroi Mike Brennan, drejtori i NHC.

 

Presidenti i SHBA Joe Biden “i bëri thirrje” banorëve t’i kushtojnë vëmendje “thirrjeve të evakuimit” të lëshuara nga autoritetet;

 

“Merreni seriozisht dhe jini të kujdesshëm,” tha ai, duke shpjeguar se “ne presim një stuhi katastrofike, erëra dhe përmbytje në të gjithë juglindjen, duke filluar në Florida tani.”

 

Guvernatori Ron DeSantis siguroi se janë marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur menjëherë pasojave të uraganit, por u bëri thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara të evakuohen.

Ky është uragani më i fortë në histori që ka goditur Big Bend të Floridës. Helene është një nga stuhitë më të mëdha në Gjirin e Meksikës në shekullin e kaluar, me erëra që arritën shpejtësinë 250 kilometra në orë.

 

 

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat