32.5 C
Tirana
Thursday, August 28, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO TOP NEWS: AMF publikon raportin 7-mujor për tregun e sigurimeve, SIGAL...

VIDEO TOP NEWS: AMF publikon raportin 7-mujor për tregun e sigurimeve, SIGAL kompania më e besuar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar raportin 7-mujor të tregut të sigurimeve.

Sipas tij, SIGAL Insurance Group renditet e para për:

  • shumën e dëmeve të paguara
  • numrin e përfituesve,

Shifrat zyrtare e konfirmojnë SIGAL-in si kompaninë më të besuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025, kompania ka paguar dëme për 12 mijë përfitues, duke vepruar me korrektësi dhe në kohë rekord, në përputhje me kontratat e klientëve.

Në total, tregu i sigurimeve ka shlyer 46.8 milionë euro dëme, ndërsa pjesën më të madhe, mbi 11.2 milionë euro, e ka paguar SIGAL.

Për SIGAL, këto shifra janë dëshmi e besnikërisë dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke u gjendur pranë tyre në momentet më të vështira, atëherë kur sigurimi merr kuptim të plotë.

Që nga themelimi në vitin 1999, SIGAL ka injektuar mbi gjysmë miliardë euro në ekonominë shqiptare përmes pagesave të dëmeve.

Nga pagesat rekord të dëmeve te qenia pranë klientëve në momentet e tyre më të vështira, e deri te mbështetja për komunitetin, SIGAL dëshmon çdo ditë se është më shumë se një kompani sigurimesh: është një institucion besimi, korrektësie dhe përgjegjësie, që prej 26 vitesh i jep siguri Shqipërisë dhe rajonit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat