Banorët në Marok u bënë pak ditë më parë dëshmitarë të një tërmeti shkatërrimtar.
Këto pamje janë shpërndarë nga një dasmë që po ndodhte në Marrakesh, e cila u ndërpre si pasojë e dridhjeve shumë të forta të tokës.
Muzikantët dhe këngëtari u larguan nga skena me vrap menjëherë sapo nisi tërmeti. Të tjerë dasmorë dëgjohen duke bërtitur.
Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën mbi 2100 persona në Marok. Numri i viktimave pritet të rritet. Shumë njerëz janë duke e kaluar natën në qiell të hapur pas tërmetit me magnitudë 6.8.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit