Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë Rihter goditi provincën Malatya të Turqisë lindore të mërkurën, bëri me dije autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave.
Sipas raportimeve paraprake, raportohet për disa ndërtesa të shkatërruara, teksa banorët në alarm kanë dalë në rrugë në disa qytete.
Lëkundja u regjistrua në rrethin Kale, rreth 40 km në lindje të qytetit të Malatya.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se pas tërmetit ka pasur një shembje të pjesshme në gjithsej 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa dhe 1 në Elaziğ. Ai shtoi se deri tani raportohen 4 të lënduar.
Më 6 shkurt të vitit 2023, nga tërmeti shkatërrimtar në kufirin turko-sirian humbën jetën mbi 4200 persona, ndërsa mbi 18000 të tjerë u plagosën.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi