Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 520 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.
Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur disa orë pas lëkundjes së fortë shembet një pallat në qytetin e Şanlıurfa.