Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:25 të natës, me orën italiane, në zonën e Napolit.
Tërmeti ka qenë me qendër në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në të gjithë qytetin. Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre ndërsa nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dëmet e shumta materiale të shkaktuara.
Copat e shkëputura nga ndërtesat kanë dëmtuar makinat e parkuara, ndërsa edhe nga brenda shumë banesa janë shkatërruar.
Qytetarët deklaruan të tmerruar se nuk do kalonin natën në shtëpi.