Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm verilindjen e Japonisë.
Sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA), nuk ka rrezik të shkaktojë cunami.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, sipas mediave japoneze.
Tërmeti i cili u ndje edhe në Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë që u regjistrua në Tajvan duke shkaktuar 9 viktima dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me rreth 50 të tjerë ende të zhdukur.