Më shumë se 41 mijë njerëz në Shqipëri janë tashmë pjesë e skemës së pensioneve private.
Pas viteve 2009, pjesë e tregut financiar, në Shqipëri janë bërë edhe këto pensione, që synojnë ruajtjen e standardit të jetesës, të cilin çdo njeri ka arritur nëpërmjet punës, edhe gjatë moshës së tretë.
Ky treg me afro 7,2 miliardë lekë asete ose mbi 70 milionë euro, shënon rritje 1.4-1.5 herë çdo vit, iu ofron mundësi jo vetëm individëve që dëshirojnë të kenë një pension dinjitoz në periudhën e fundit të jetës së tyre, por edhe punëmarrësve ndërmarrjeve apo sindikatave të sigurojnë punonjësit e tyre.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në Abc, u bënë të njohura rrugët për të arritur te pensioni privat dhe sidomos përparësitë që sjell kjo skemë siç janë përfitimet 5 vjet më parë se skemat shtetërore, përfitime më të larta se skema shtetërore, në çdo rast janë të trashëgueshme, por edhe transparenca për anëtarët e Fondit.
LEXO EDHE: “Pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut 350 euro”/ Gazetari: Nevojë për një skemë me tri shtylla