Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golfit goditën pjesën veriore të Teksasit të martën.
Edhe qyteti i Hjustonit pritet të përballet me stuhi të forta, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për erëra që kapin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë që mund të shkaktojnë dëme.
Rreth dy javë më parë, Hjustoni u përball me uragane që ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 800,000 abonentë.
Stuhitë shkatërruese gjatë fundjavës shkaktuan vdekje në Teksas, Oklahoma, Arkansas, Mizuri, Kentaki, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.
LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë por rikuperojmë pasuritë