15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO - Rrëshqitja e tokës dëmton kantierin në Tiranë/ Sigurimi i të...

VIDEO – Rrëshqitja e tokës dëmton kantierin në Tiranë/ Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim, nevojë për çdo projekt

Sektori i ndërtimit është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Mbi të gjitha gjatë viteve të fundit.

Por ndërtimi është gjithashtu një proçes i ndërlikuar dhe i ekspozuar ndaj shumë rreziqeve që mund të shkaktojnë papritur vonesa dhe ulje të fitimeve.

Nëse ndërtesa nuk ka përfunduar ende, situata shpesh vështirësohet edhe më shumë, sepse kantieri nuk po përparon dhe ka kosto shtesë. Ndaj Sigurimi i të gjithë rreziqeve në ndërtim (CAR) është i nevojshëm për të parandaluar ndërprerjet dhe vonesat në projektet tuaja të ndërtimit.

Videoja e publikuar një ditë më parë nga “JOQ Albania” ku shihej se si rrëshqitja e dherave dëmtoi një kantier ndërtimi në Tiranë është shembulli më i mirë i asaj çka cituam më sipër dhe njëkohësisht duhet të jetë një “mësim” i mirë për ndërtuesit.

Ndaj nevojitet një partner i madh dhe i besueshëm.

Këtë partner ndërtuesit, projektuesit apo inxhinierët mund ta gjejnë vetëm tek SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

Falë sigurimit në SIGAL UNIQA ju nuk keni pse të mendoni se, sa do të jetë humbja në rast se objekti dëmtohet nga rreziqet natyrore, tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës apo zjarri, eksplozioni, vjedhja, apo një punëtor nuk është i kujdesshëm pasi për gjithçka mendon kompania e sigurimit.

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave.

Polica e sigurimit nga SIGAL UNIQA ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulon të gjitha dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Nuk duhet harruar se, seksioni i Dëmeve karshi të tretëve është i detyrueshëm me VKM nr.873 datë 27.12.2022 për projekte me vlerë mbi 100 milionë lekë. Sigurimi duhet të mbulojë dëmet karshi palëve të treta deri në 15% të vlerës totale të punimeve ndërtimore.

Por a ka përfitues nga ky lloj Sigurimi?

Sigurisht. Mbrohet shteti, investimi dhe investitori. Por janë të mbrojtura gjithashtu edhe palët e treta që mund të jenë prej e aksidenteve të ndryshme gjatë ndërtimit.

Atëherë, çfarë ka ndodhur? Pse ky lloj Sigurimi nuk është më i kërkuar nga investitorët, qoftshin ata institucione shtetëtore apo private?

Ka shumë pikëpyetje por ajo që dihet është fakti se në të gjitha këto ngjarje dhe aksidente shteti dhe investitorët janë humbësit më të mëdhenj, por edhe individët apo palët e treta të dëmtuara, të cilët nuk kanë përfituar asgjë.

Atëherë cila është zgjidhja?

Duhet që së bashku me lejen e ndërtimit të kërkohet edhe ky lloj Sigurimi. Sepse në asnjë vend të botës nuk mund të hedhësh një lopatë pa patur më parë Sigurimet që nevojiten në ndërtim.

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç çmimeve më preferianciale në treg, ofron garancinë e kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe të qënurit pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të financave dhe sigurimeve në Austri dhe Europë.

Ndaj mos hezitoni të merrni një ofertë nga specialistët e Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA Group Austria, përmes:

Tel: +355 4 22 33 308

ose

e-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, Ndërtojmë të Sigurt së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat