Kosova është përfshirë pasditen e së dielës nga reshjet e shiut me intensitet të lartë, shoqëruar edhe me breshër.
Moti i keq ka mbërthyer të gjithë territorin e vendit, por situata më e rënduar paraqitet në Prishtinë, me rrugët qe janë përmbytur dhe janë bërë thuajse të pakalueshme për automjetet.
Gjithashtu raportohen dëme nga bizneset.
Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të shmangin daljet duke qëndruar në shtëpi ndërsa ekipet e emergjencave kanë dalë në terren.
LEXO EDHE: Si të mbrojmë pasuritë tona nga fatkeqësitë natyrore?