Reshjet e dendura të shiut, por edhe breshëri shkaktuarbpërmbytje të mëdha sot në Ankara.
Sipas mediave vendase, në kryeqytetin e Turqisë, prej mesditës kanë nisur stuhi të forta shiu, breshëri dhe ere, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.
Sasitë e mëdha të ujit që binin nga shiu i dendur u kthyen shumë shpejt në lumenj, rrugë, nënkalime dhe shumë zona në pak kohë u përmbytën.
Shumë njerëz u bllokuan në makinat e tyre nga përmbytjet në kryeqytetin turk dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe civilët.
Disa makina u rrëmbyen nga uji përpara tregut Yenisehir në lagjen Cankaya. Kazımkarabekir, Gazi dhe nënkalimet e tunelit në stacionin hekurudhor të Ankarasë u mbyllën si masë paraprake.
Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu edhe në ditët në vazhdim.
Si po ndikojnë ndryshimet klimatike te përmbytjet, edhe në Shqipëri?
Për shkak të modeleve të motit të shkaktuara nga ndryshimi i klimës globale, mundësitë për përmbytje janë rritur ndjeshëm.
Ndërsa Shqipëria, sipas studimeve të bëra nga Banka Botërore, konsiderohet si vendi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore.
Si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike vendi ynë do të ketë më pak rreshje dhe me intesitet më të madh në një kohë të shkurtër.
LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?
Pse duhet të sigurohemi?
Me rritjen e temperaturave Shqipëria është më shumë e ekspozuar ndaj katasrofave natyrore. Rastet e përmbytjeve apo zjarreve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit.
Me rastin e shpeshtimit të fatkeqësive natyrore kostot financiare për familjet shqiptare mund të jenë fatale.
Ndaj pyetja që duhet të bëjë secili prej nesh është: sa të mbrojtur jemi përballë këtyre katastrofave?
Sigururimi i shtëpisë, biznesit, shëndetit dhe automjetit është i rëndësishëm. Ndaj sigurimin e sotëm mos e ler për nesër.
LEXO EDHE: VIDEO/ Si të blesh online siguracionin që të nevojitet dhe të fitosh dhurata çdo muaj