Vala e motit të keq pritet të përfshijë edhe zonat e Napolit, Barit dhe Kalabrisë
Italia është në alarm për shkak të motit të keq. Situata është më kritike në rajonin e Emilia-Romagna, aty ku edhe qyteti i Bolonjës është përmbytur brenda natës.
Në këtë qytet është gjetur trupi i pajetë i një 20-vjeçari, i cili ishte përfshirë me makinën e tij nga ujërat e vrullshme.
I riu ndodhej me vëllain e tij, i cili arriti të shpëtojë veten, ndërsa kërkimet po në këtë zonë vazhdojnë për gjetjen e një të zhdukuri tjetër.
Kryebashkiaku i Bolonjës, Matteo Lepore, nga mbrëmja e së shtunës u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin çdo lëvizje të panevojshme dhe të kenë kujdes.
Banorët e qytetit e gjetën veten të papapërgatitur për shkak se autoritetet nuk kishin paralajmëruar një valë kaq të rëndë të motit të keq.
Ndërkohë, dëmet për sektorin e bujqësisë, në këtë fazë janë të pallogaritshme.
LEXO EDHE: Nuk është luks, por domosdoshmëri/ Pse nevojitet Sigurimi në Bujqësi
Vala e motit të keq pritet të shtrihet edhe në zona të tjera si ajo e Napolit, Barit dhe Kalabrisë.
LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA