Një stuhi e fuqishme goditi Uashingtonin duke ndërprerë energjinë për qindra mijëra njerëz si dhe transportin rrugor.
Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në veri dhe juglindje të Seattle.
Stuhia, me erëra 80 km në orë rrëzoi pemë dhe linja elektrike. Më shumë se 300,000 shtëpi dhe biznese në Uashington, Oregon dhe Kaliforninë Veriore ishin pa energji.
Stuhia e erës dhe shiu i dendur dëmtuan gjithashtu sistemin energjetik në provincën kanadeze të Bregut të Paqësorit të British Columbia dhe ndërpreu energjinë për rreth 225,000 familje.
Qendra e Parashikimit të Motit ka lëshuar paralajmërime për erëra të fuiqshme në trajtën e një uragani edhe përgajtë ditëve në vijim. Pjesa veriperëndimore e SHBA-së mbetet në alarm për stuhi të cilët meterologën e kanë cilësuar “ciklon bombë”.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve në perëndim të Uashingtonit që të qëndrojnë në shtëpi pasi stuhia pritet të intesifikohet ndërsa mbetet në fuqi alarmi për përmbytje në disa shtete.
LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore