Në verë, Bota pati një luftë të ashpër me zjarret, ndërsa në këtë fillimvjeshte lufta është me reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet shkatërrimtare.
Përmbytje në Spanjë
Përmbytjet shkatërruese goditën Spanjën qendrore. Reshjet e rrëmbyeshme përfshinë sipërfaqe të mëdha të Spanjës më 3 dhe 4 shtator, duke shkaktuar 5 vikima.
Dëmet më të rënda u regjistruan në provincat e Toledos dhe Madridit në qendër të vendit.
Përmbytje në Greqi
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë në Greqi. Stuhia Daniel po shkakton përmbytje të mëdha në Greqinë qendrore.
Rreth 94 persona u zhvendosën në siguri pasi shiu i rrëmbyeshëm dëmtoi një pjesë të shtëpisë së tyre të të moshuarve në Volos.
Përmbytje në Brazil
Përmbytjet katastrofike po prekin Brazilin jugor pas goditjes nga cikloni.
Stuhia goditi rajonin Vale do Taquari dhe qytetin e Lajeado, në Rio Grande do Sul, duke përmbytur shtëpi, duke nxjerrë lumenjtë nga shtrati dhe duke shkaktuar 21 viktima.
Përmbytje në Kinë
Ndërkohë në Azi, tajfuni Haikui goditi Kinën juglindore të mërkurën, më 6 shtator, duke sjellë përmbytje që detyruan qytetet në provincën Fujian të ndalonin shërbimet e metrosë, të mbyllnin shkollat dhe të evakuonin dhjetëra mijëra.
Më shumë se 36,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë.
Përmbytje në Turqi
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet në Greqi, Turqi dhe Bullgari. Qyteti turk i Stambollit u “pushtua” nga uji të mërkurën, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave.
Përmbytje në SHBA
Shira e rrëmbyeshëm prekën dhe SHBA-në, duke përmbytur rrugë dhe lagje të shumta. Disa nga hotelet dhe kazinotë më ikonike të Las Vegasit u përmbytën gjithashtu gjersa janë gjetur edhe dy trupa të pajetë.
LEXO EDHE: Katastrofat te dera/ Çfarë duhet të mësojmë nga ngjarjet e fundit në Greqi