6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Fjoralba ka një mesazh...

VIDEO/ Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Fjoralba ka një mesazh sensibilizues dhe një zgjidhje për ju

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe kanceri i dytë më i shpeshtë në botë. Numri më i madh i rasteve vërehet tek gratë me moshë mbi 50 vjeç, por mund të haset dhe në çdo moshë tjetër.

Në rang botëror vlerësohen 2.3 milionë raste të reja në vit (2020) me kancer gjiri dhe 685,000 vdekje prej tij.

Incidenca dhe prevalenca e këtij kanceri në shkallë botërore kanë ardhur në rritje gjatë dekadave të fundit.

Sipas parashkimeve të Agjensisë Ndërkombëtare të kërkimit mbi kancerin (IARC) vlerësohet që numri i rasteve të reja me kancer gjiri tek gratë në botë të shkojë në 3 milionë në vitin 2040.

LEXO EDHE: Pak shpenzime, shumë mbulime/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

Niveli i riskut në Shqipëri

Incidenca e standartizuar sipas moshës për kancerin e gjirit në Shqipëri është më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian por më e larë se vendet e Mesdheut Lidhor.

Prirja e kancerit të gjirit në vendin tonë është i ngjashëm me atë të vendeve të tjera me të ardhura të mesme, në të cilat incidenca ka qënë në rritje gjatë tre dekadave të fundit, kjo për shkaqe të ndryshme, kryesisht te lidhura me rritjen e moshës mesatare, urbanizimit dhe ndryshimeve në stilin e jetesës.

Në periudhën 2015 – 2019 në Shqipëri janë diagnostikuar pothuaj 700 raste të reja në vit me kancer gjiri, me një prirje të lehtë në rritje. Për të njëjtën periudhë shtrimet spitalore të lidhura me kancerin e gjirit janë rritur me rritme akoma më të larta.

Nga 328 shtrime për 100 mijë banore në 2015, u raportuan 463 shtrime në spital per 100 mijë banorë në vitin 2019.

Në Shqipëri vlerësohet të jetojnë mbi 8,000 gra të cilat kanë qenë diagnostikuar në të shkuarën me kancer gjiri.

Vdekshmëria vjetore

Kanceri i gjirit është përgjegjësi kryesor i vdekjeve nga kanceri tek femrat, me rreth 17% të të gjitha sëmundjeve tumorale te femrat, i 6.3% të vdekjeve nga totali i vdekjeve nga tumoret.

Kanceri i gjirit është kanceri më i diagnostikuar. Por, nëse zbulohet mjaft herët, mund të trajtohet me sukses.

Për të mundësuar ndjekje sa më të mirë të sëmundjes, në spitalet më të mira në Shqipëri dhe Botë, SIGAL UNIQA Group Austria ofron Kartën e Shëndetit “Jetë Plus”, unike në tregun shqiptar të sigurimeve dhe në mbrojtjen e shëndetit.

Dhe një prej klienteve më besnike është edhe bukuroshja e ekranit, Fjoralba Ponari.

“Unë kam Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë që më mbulon gjithçka më nevojitet në rast sëmundjesh serioze si tumoret, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.

Falë Kartës “JETË PLUS”, për gjithçka mendon SIGAL UNIQA.

Duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj
– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.
– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.
– Me Kartën “JETË PLUS” kam të mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro

Çmimi? 160 euro në vit për femijët dhe 230 euro në vit për të rritur”.

Një siguracion të tillë nuk mund ta gjeni askund tjetër ndaj nxitoni dhe blijeni për vete dhe më të dashurit tuaj në çdo pikë SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.

Për cdo pyetje apo paqartësi vizitoni www.sigal.com.al ose shkruani në nr e WhatsApp 068 606 2829.

SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat