Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të rënda në të gjithë Austrinë.
Në disa zona në këtë shtet votuesit nuk mundën të shkonin në disa qendra votimi për zgjedhjet e BE-së të dielën, sepse ato ishin nën pushtetin e ujit dhe të paaksesushme.
Këto pamje tregojnë rrugët, kopshtet dhe fushat e përmbytura.
Një postim në faqen zyrtare të qytetit Deutschfeistritz u kërkoi qytetarëve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi rreziku për jetën ishte i lartë.
Reshjet e dendura të shiut parashikohet të ketë edhe këtë të hënë dhe ditën e martë.
Nga përmbytjet e ditëve të fundit nuk shpëtoi as Gjermania me dëmet e siguruara që përllogariten në rreth 2 miliardë Euro. Ndërsa probleme po shfaqen edhe në Francë e Britaninë e Madhe.