Moti i keq me reshje dhe erë nuk ka kaluar pa dëme në qytetin e Durrësit.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, vihet re se era e fortë ka rrëzuar palmat në qendër të qytetit, duke shkaktuar dëme në bizneset pranë dhe duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka rrethuar zonën.
Më herët, autoritetet shqiptare dhe italiane kanë anuluar lundrimet nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas gjatë kësaj të premte, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore